-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Jashtëm kinez: Duhet ta thellojë bashkëpunimin me Rusinë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, mbrojti pozicionin e Pekinit për luftën në Ukrainë, dhe sinjalizoi se Kina do t’i thellojë lidhjet me Rusinë në vitin e ardhshëm, tha ai më 25 dhjetor.

Pekini ka refuzuar që të kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës dhe në vend të kësaj ka fajësuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për luftën.

Shefi i Bashkimit Evropian, Chareles Michel, tha tha më 12 nëntor, se blloku pret që Kina të “përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion” për të shtyrë Rusinë që të respektojë ligjin ndërkombëtar.

Përderisa Kina mbetet një partnere e madhe tregtare e BE-së, zyrtarët evropianë vazhdimisht i kanë bërë thirrje Pekinit që publikisht të dënojë veprimet e Rusisë, por deri më tani Kina nuk e ka dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt dhe që nga tetori po kryen sulme ndaj infrastrukturës së energjisë, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit