Pranë pikës kufitare në Jarinjë Serbia ka vendosur automjete të rënda ushtarake.
Sipas raportimeve, në Jarinjë janë pozicionuar 6 topa me rreze të gjatë veprimi të ushtrisë serbe dhe një numër i caktuar i policisë ushtarake.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar të dielën shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq që të shkojë në Rashkë në afërsi të kufirit me Kosovën.
Mojsiloviqi tha se një situata e tillë kërkon praninë e ushtrisë serbe.
Ai gjithashtu tha se detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë precize dhe të qarta, pa shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë.
Serbia u përpoq të dielën në darkë t’i vinte zjarrin veriut të Kosovës.
Disa media serbe raportuan se rreth orës 20:00 ishin dëgjuar shkëmbime zjarri në Zubin Potok dhe se të shtënat kishin ndodhur pasi Policia e Kosovës kishte dashur të hiqte barrikadat në këtë komunë në veri të Kosovës.
Policia reagoi më pas duke i hedhur poshtë këto pretendime.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i konfirmoi se ka dëgjuar dhe ka parë të shtëna në afërsi të një patrulle në Zubin Potok.
Por nga zyra për media e KFOR-it thanë se nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale.
Për të parë videon klikoni KËTU./ Express