-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat serbe shpërthejnë në gënjeshtra: Kurti do të ndërhyjë në veri, Serbia do të përgjigjet

Kryesoret

Media të cilat mbështesin presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ka raportuar se Kosova po përgatit mijëra forca për të ndërhyrë në veri.

Sipas këtij mediumi Vuçiç po përgatit një përgjigje ndaj këtij plani policor.

Sipas Novostit më shumë se 1 500 forca të njësive speciale të Kosovës, janë vënë në gjendje gatishmërie.

Këto njësi për ndërhyrje në veri janë në Prishtinë, Pejë, Prizren ndonëse pretendime të tilla janë tërësisht të pakonfirmuara.

Sipas informacioneve jozyrtare, pritet që presidenti serb do të reagojë ndaj rrezikut me luftë që u kanoset serbëve në Kosovë duke i ngritur forcat serbe në nivelin më të lartë të gatishmërisë.

Vetë Vuçiç ka publikuar më herët një video duke iu drejtuar qytetarëve serbë ku flet për ndalimin në kufi që i është bërë Patriarkut Porfirije për të hyrë në Kosovës.

Ai ka thënë se do të bëjë çdo gjë që ta mbrojë serbë pas armatosjes së shqiptarëve dhe ngritjes së gatishmërisë ushtarake.

“Unë do t’i marr të gjitha masat për të mbrojtur popullin tonë dhe për ta shpëtuar Serbinë”, ka thënë ai./ Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit