Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i viktimave të motit të ashpër që po prek disa rajone të Shteteve të Bashkuara, mes të cilëve edhe një 56-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në ditëlindjen e tij.
William Clay u gjet në mes të rrugës pasi kishte vdekur nga i ftohti në ditëlindjen e tij të 56-të, tha familja e tij.
Zyrtarët lokalë më vonë konfirmuan se ishte vdekja e tretë në qark gjatë stuhisë së fortë të borës. Megjithatë, Policia e Buffalo nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e burrit që vdiq nga të ftohtit në rrugë.