Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha sot se një “Memorandum Mirëkuptimi i Islamabadit” për të zgjidhur luftën SHBA- Izrael kundër Iranit “nuk ka qenë kurrë më afër”.
Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Donald Trump sulmoi Teheranin për rrjedhjen e kushteve të marrëveshjes në median iraniane.
Gjithësesi ministri iranian u kërkoi mediave të mos spekulojnë rreth përmbajtjes së tij derisa të finalizohet.
Araghchi theksoi se Teherani do t’i ndajë publikisht të gjitha detajet në kohën e duhur, në atë që ai e përshkroi si qasje të përgjegjshme dhe transparente të Republikës Islamike.
Postimi i Abbas Araghchi u ripostua edhe nga Donald Trump.









