-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon Vuçiç pas ndalimit të hyrjes në Kosovë të patriarkut serb

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ndonëse nuk ka specifikuar se për cilat masa bëhet fjalë ka thënë se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në veri të Kosovës.

Për mes një postimi në rrjetet sociale ai ka reaguar në lidhje me ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut serb.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, ne po bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Fatkeqësisht, ata nuk donin të na dëgjonin ose nuk ishin shumë të interesuar të na dëgjonin. Sot edhe Patriarkut Porfirije i është ndaluar hyrja në Kosovë, kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori…”, ka thënë Vuçiç.

Policia e Kosovës në pikën kufitare me Serbinë në Merdar nuk ka lejuar që makina me patriarkun serb, Porfirije të hyjë në Kosovë.

Thuhet se patriarku ka ardhur me makinë nga Serbia dhe se i është ndaluar hyrja në përputhje me Ligjin për të Huajt dhe në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Patriarku ka qëndruar në makinë për disa minuta në anën e kontrolluar nga policia e Kosovës dhe më pas është kthyer në Kurshumli.

Duke folur për barrikadat, presidenti serb ka thënë se ato janë vetëm shenjë pakënaqësie.

“Por ata do të vazhdojnë të flasin për barrikadat serbe, të cilat janë shenjë e pakënaqësisë…”, ka thënë më tej ai./ Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit