-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si në filma, të burgosurit i vendosin flakën burgut italian dhe arratisen

Kryesoret

Krishtlindjet janë parë si dita perfekte për të rifituar lirinë për “banorët” e një burgi për të mitur në Itali.

Sipas autoriteteve  të rinjtë përfituan nga punimet që po kryheshin në burg prej kohësh, për të gjetur një të çarë dhe për të kaluar murin në institucionin penal “Cesare Beccaria”, në Milano.

Menjëherë kanë nisur kontrollet e policisë së vuajtjes së dënimit dhe forcave të tjera të rendit dhe pas disa orësh kanë arritur të binin në gjurmët e dy djemve të arratisur, ndërsa 5 të tjerët janë në kërkim.

Si prokuroria e Milanos, ashtu edhe ajo për të miturit po hetojnë çështjen. Të arratisurit janë të gjithë nga 17 deri në 19 vjeç, disa prej të cilëve me kombësi të huaj.

Ndërkohë që pas arratisjes, të dënuarit e tjerë protestuan duke i vënë zjarrin disa qelive, ngjarje që u vu në kontroll menjëherë me mbërritjen e zjarrfikësve.

Katër ekipe zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët e dyshekëve dhe objekteve të tjera të djegura në oborrin e IEVP-së për të mitur. Në vendngjarje mbërritën 5 ambulanca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit