Pas një sulm mbrëmjen e Krishtlindjeve në një bar në Liverpool ka mbetur e vdekur një 26-vjeçare.
Ngjarja akoma mbetet e paqartë.
4 klientë të tjerë të lokalit u plagosën nga të shtënat e një burri të panjohur, i cili u largua menjëherë pas sulmit me një Mercedes ngjyrë të errët.
Një nga të plagosurit është një 28-vjeçar i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe po lufton për jetën në spital.
Videoja e publikuar nga gazeta britanike, Daily Mail kap momentin e frikshëm kur një grua, e cila ndodhet në makinën e saj jashtë lokalit dëgjon të shtënat.
“A është kjo një armë?” pyet ajo e habitur ndërsa brenda lokalit sulmuesi i panjohur vazhdon të qëllojë.
Autoritetet vendase nuk konsiderojnë se objektivi i sulmit ishte 26-vjeçarja e cila humbi jetën teksa po bënte një festë të shkujdesur me miqtë e saj në prag të Krishtlindjeve.
Vajza, e cila u plagos në kokë nga të shtënat me armë u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit Arrow Park por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Autoritetet kanë nisur kërkimin për kapjen e autorit dhe kërkojnë kontributin e banorëve të Wallsey për zbardhjen e kësaj vrasjeje.
“Nëse dikush di diçka, nuk është koha për të heshtur”, theksoi përfaqësuesi i njësisë vendore të policisë.
Ai shtoi se autori i krimit është dikush që nuk ka fare parasysh jetën e qytetarëve të thjeshtë.
Tributes are starting to be left outside a pub in #Wallasey where a woman was shot dead on Christmas Eve.
We’re told the 26-year-old was out with her sister when she was killed.
Police are still hunting a gunman. pic.twitter.com/UiBO3II4V0
— Radio City News (@RadioCityNews) December 26, 2022