-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elsa Lila pozon me të bijën, Evita, së bashku me trofeun e çmimit të parë të Festivalit!

Kryesoret

Festivali i këngës në RTSH këtë fundvit u shoqërua me polemika të shumta për ngjarjet që prodhoi e që kulmuan me ndarjen e tifozerive në përzgjedhjen e fituesit për të na përfaqësuar në Eurosong.

Për ditë me radhë portalet u mbushën me lajme reagimesh pro dhe kundër Elsa Lilës që mori çmimin e parë të Festivalit dhe Albina Klemendit që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të këngës në Liverpul.

Nuk munguan dhe lajmet me supozime të bazuara në burime brenda festivalit që paraqisnin zhgënjimin e Elsa Lilës, që u rikthye në skenën e këtij festivali pas shumë vitesh. Një prej këtyre supozimeve ishte se zhgënjimi ishte aq i madh sa ajo kishte refuzuar të merrte dhe kupën që fitoi.

Por këtë fakt e ka përgënjeshtruar me një foto në Instagram ku Elsa Lila dhe vajza e saj Evita pozojnë së bashku me trofeun.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit