Policia e Kosovës ka njoftuar masat e sigurimit për vizitën e Presidentit të Këshillit të Evropës, Antonio Costa, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe respektim të rregullave nga qytetarët.
“Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve. Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren. Policia mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe zyrtarët ndërkombëtarë që vizitojnë Republikën e Kosovës,” thuhet në njoftim.









