Këtë të martë në Gjykatën e Tetovës po zhvillohet procesi gjyqësor për adoleshente që vrau të dashurinë. Ajo është pritur me thirrje për drejtësi dhe protesta nga shokët e klasës së 16-vjeçarit të vrarë në afërsi të Banjave të Tetovës.
“Kërkojmë drejtësi për shokun tonë. E kemi pasur më shumë se shokë ka qenë djalë shumë i mirë. Na ka djegur shpirtin. Duam që e drejta të zbardhet sepse nuk është e drejtë të heshtim të gjithë dhe kjo të mbetet pa u dënuar”, tha njëri prej tyre.
“Një vrasje si kjo meriton një dënim të rëndë”, shtoi tjetri.
Sipas avokatit mbrojtës ajo ka mohuar kryerjen e veprës.
“E mitura mohoi çfarëdolloj implikimi apo veprimi qe ka shkaktuar pasoja vdekjeprurëse ndaj të miturit. Nga deklarata e saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës se hetimit në më se paku dy persona të tjerë deri më tani të pa identifikuar. Besojmë se Prokuroria pas një ekzaminimi të plotë të vendit të ngjarjes dhe sigurimit të provave do të zbardhet rasti dhe kryerësit e vërtet të veprës penale do të vihen para drejtësisë”, theksoi avokati mbrojtës. /Alsat.mk