-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndryshoi fytyrën? Eksperti te “5pyetjet.al”: 300 € kushton maska që iu gjet Martinajt

Kryesoret

Nga Dylber Balla

RENEA dhe FNSH, të ndihmuara nga policia lokale zhvilluan dje një operacion në Fushë Kuqe me objektiv vilën e Ervis Martinajt dhe njerëzve të tij të afërt ku zbuloi një bazë armatimesh me mbi 7 mijë fishekë. Por ajo që tërhiqte vëmendjen në njoftimin e policisë ishte fakti që ishte gjetur edhe një “maskë gome për fytyrën”.

S’i shkonte mendja as djallit! Gazetari: Vendi i shenjtë ku kishte fshehur armët Ervis Martinaj

Por çfarë është kjo?

“5pyetjet.al” kontaktoi për të pyetur ekspertin e kriminalistikës Ervin Karamuço, i cili u shpreh se maska që është gjetur në shtëpinë biznesmenit të basteve është e njëjta si ajo që përdori Admir Murataj në grabitjen e Rinasit. Këto maska, tha më tej profesori, vijnë nga Kina dhe mund të blihen për vetëm 300 euro.

Maska që përdori Admir Murataj në grabitjen e Rinasit

Por a e ka përdorur Ervis Martinaj për të mos u zbuluar?

Kjo ende nuk dihet. Gjithçka që është gjetur nga policia në vilën biznesmenit është dërguar për ekspertim në laborator.

Maska që kushton vetëm 300 euro

Por fakti është që në media është lakuar disa herë se Martinaj ka bërë operacion plastik për të ndryshuar fytyrën që mos të identifikohej nga rivalët dhe nga policia.

Sendet e sekuestruara dje në shtëpinë e Ervis Martinajt

Gjurma e parë që përdorej për këto manovra është gjetur në shtëpinë e “mbretit” të basteve, por kjo nuk e përjashton skenarin që mund të ketë bërë operacion plastik nëse i qëndrojmë pistës që ka inskenuar zhdukjen.

Misteri vazhdon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit