Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur, bllokuar aktivitetin dhe 566 kilogramë mish në një “fast-food” të Tiranës për shkak se qëndronte e përpunohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.
“566 kg produkt gjiro i bllokuar. Fast-food-i me kushte të papërshtatshme higjieno-sanitareAutoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kryerjen e kontrolleve me qëllim garantimin e shëndetit të konsumatorëve në këtë prag festash të ndërrimit të viteve.
Nga kontrolli i kryer në subjektin “V. Gj.”, me aktivitetit fast food, Tiranë, u konstatua se produkti gjiro përpunohej në kushte të papërshtashme higjieno – sanitare.