Një i ri në qytetin e Korçës këtë të shtunë për shkak të një konflikti me një person tjetër është plagosur me thikë në barkë.
Sipas burimeve bëhet me dije se i riu është përplasur me grushta me një person tjetër dhe më pas është qëlluar me thikë.
Dyshohet se konflikti ka nisur për një borxh prej 100 mijë lekësh.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ku dhe po merret në pyetje lidhur me sherrin.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit të kësaj ngjarje.









