Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë të ditur se grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdar.
MPJ u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje që t’i shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës”.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në njoftim.
“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Një grup prej rreth 20 serbësh sonte kanë bllokuar vendkalimin kufitar në Merdar, siç thuhet, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë.
Se pika kufitare në Merdarështë bllokuar, tashmë zyrtarisht ka njoftuar edhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.