Derbi i kryeqytetit shkaktoi problemet gjatë ndeshjes pasi tifozët e Tiranës u bënë problem për ndërprerjen e ndeshjes.
Për këtë Komisioni i Disiplinës ka gjobitur rëndë klubin bardheblu, por edhe Partizani nuk ka shpëtuar paq.
VENDIMET
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
FK Partizani urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” brenda 15 ditëve.
Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 muaj.
Lojtari i KF Oriku, Roland Shkreli për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Akademia e Futbollit Kamza U-15, Kevin Gega, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 12 ndeshje pezullim nga çdo aktivitet i organizuar nga FSHF.
Zyrtari i KF Tirana U-19, Grend Halili për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshj dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Tirana U-19, Julian Ahmataj për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Vllaznia U-17, Gerald Kubazi për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Florian Shuri për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Kërkesa e lojtarit të Laberia FC, Xhuliano Mirani u rrëzua si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.