-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana zyrtare thirrje Serbisë: Kosova iku, lëre ushtrinë dhe ulu në dialog

Kryesoret

Qeveria shqiptare përmes ministrisë së Jashtme i ka bërë thirrje Serbisë që të tërhiqet nga retorika politike dhe ngritja e tensioneve me gatishmërinë e ushtrisë në veri të Kosovës, por të ulet në dialog, pasi cdo rrugë tjetër do ta çojë drejt dështimit.

Ministrja Olta Xhaçka shprehet se dy popujt, shqiptarët dhe serbët, janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

Dirigjimi nga Beogradi! Kreu i Listës Serbe: Vuçiç më tha të hiqen barrikadat

As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesin e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.

Kriset raporti Tiranë-Beograd, Daçiç: Xhaçka po inkurajon Kurtin për provokime të tjera

Serbia duhet të ndalojë së përkrahuri me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.

SHBA-BE: Jemi të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës

Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të këmbëngulin në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. Mjerisht” tha ajo.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit