-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, reagon NATO: Të gatshëm të ndërhyjmë për të garantuar lirinë e lëvizjes!

Kryesoret

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka reaguar pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesco, është shprehur e kënaqur me uljen e tensioneve dhe ka mirëpritur vendimin për lirshmërinë e lëvizjes në Veri.

Tërheqja e barrikadave në veri, KFOR: Palët të shmangin çdo retorikë nxitëse!

Ajo shtoi se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse cenohet liria e lëvizjes në Kosovë.

“NATO mirëpret përpjekjet për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’u përmbahen detyrave të tyre. NATO dhe KFOR, po vëzhgon nga afër dhe është i gatshëm që të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin nga OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo.

Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, Rama: Shfaqja zgjati ca më shumë, fundi ishte po i njëjtë!

Kujtojmë se pas lirimit të ish-policit serb nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, sot ka nisur heqja e barrikadave në veriun e vendit, të cilat kishin pamundësuar lirinë e lëvizjes, që prej datës 10 dhjetor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit