-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Profesori afgan gris diplomën para kamerave: Vendi jonë nuk është vend për shkollim

Kryesoret

Një profesor universiteti nga Kabuli u shfaq duke grisur diplomat e tij universitare gjatë një transmetimi Live në televizion.

Sipas mediave të huaja burri i identifikuar nga gazetarët afganë si një ligjërues i quajtur Ismail Mashal thotë se vendi i tij “nuk është vend për shkollim”.

“Nëse motra ime dhe nëna ime nuk mund të studiojnë, atëherë unë nuk e pranoj këtë arsim”, thotë ai para se të gris diplomat e tij para kamerës.

Pamjet u transmetuan në Tolo TV dhe që atëherë janë parë mbi mijëra e mijëra herë që kur janë shpërndarë në mediat sociale.

Pak ditë më parë, talebanët urdhëruan universitetet në Afganistan që t’ua ndalojnë grave shkollimin, gjë që shkaktoi reagime të forta në mbarë botën dhe nxiti protesta dhe kritika të ashpra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit