Forumi Rinor i PD-së, i drejtuar nga Besart Xhaferri protestoi sot përpara ambasadës së Serbisë në Tiranë kundër nxitjes së tensioneve në veri të Kosovës. Xhaferri akuzoi kryeministrin Edi Rama, sipas tij për heshtjen për atë që po ndodh në Kosovë.
“Ne jemi qytetarë të kësaj republike dhe pjesë e kombit shqiptar që është edhe Kosova, që shikon gjithmonë drejt Shqipërisë për një mbështetje më të madhe diplomatike dhe presion ndaj Serbisë për të respektuar rendin kushtetues.
Nuk është vetëm problemi i barrikadave që mund të hiqen, por në veri të Kosovës ka një dorëheqje masive nga institucionet, struktura paralele që financohen nga Vuçiç, që ta kenë si “fuçi baruti” për kërcënime.
“Terroristët nuk kanë brirë”, qytetarët e Tiranës kundër barrikadave në Kosovë
Kjo duhet të marrë fund dhe një ndihmesë më e madhe duhet të vijë nga qytetarët e Shqipërisë dhe të mbështesë Kosovën. Unë jam kundër heshtjes së qeverisë shqiptare. Këtej themi “vëllai jonë Vuçiç” dhe këtej ky vëlla na cenon vëllezërit tanë të gjakut.
Në vazhdim do të jemi akoma në numra më të mëdhenj. Do të vazhdojë” tha ai. Forumi Rinor i PD-së paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë. Kjo ishte e dyta brenda pak ditëve para ambasadës serbe në Tiranë.