-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 ditë zie për vdekjen e Peles në Brazil

Kryesoret

Brazili ka shpallur tri ditë zie pas vdekjes së yllit të futbollit Pele.

82-vjeçari është futbollisti që fitoi tre herë Kupën e Botës dhe vdiq të enjten pas një beteje të gjatë me kancerin e zorrës së trashë.

Nderimet do të bëhen në fushën e stadiumit të Santos, klubi ku ai i filloi të luante kur ishte adoleshent.

Të martën, do të ketë një paradë me arkivolin e tij nëpër lagjen ku jeton nëna e tij ndjekur më pas nga një varrim privat.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pele u bë një yll global kur në moshën 17-vjeçare ai ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës 1958 në Suedi.

Ai vlerësohet se ka shënuar një rekord botëror 1 281 gola në 1 363 paraqitje gjatë një karriere 21-vjeçare duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për vendin e tij.

I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tre herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970.

Pele gjithashtu u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit