Presidenti amerikan, Joe Biden miratoi ligjin për buxhetin e shtetit federal, i cili parashikon shpenzime publike prej 1.7 trilionë dollarë nga të cilat 45 miliardë janë për Ukrainën.
Demokrati me pushime në Ishujt e Virgjër të SHBA-së postoi një foto të tij duke nënshkruar tekstin, i cili garanton financimin e qeverisë federale të SHBA-së – zbatimit të ligjit, ushtrisë, diplomacisë, politikës ekonomike deri në shtator 2023.
Sipas tij ky buxhet “do të investojë në kërkimin mjekësor, sigurinë, kujdesin ndaj veteranëve”, ndihma ndaj fatkeqësive dhe programe për të luftuar dhunën ndaj grave.
Ai gjithashtu do të garantojë ofrimin e “ndihmës kritike për Ukrainën”, shtoi zoti Biden.
Ky miratim siguroi mbështetjen e disa republikanëve, duke lejuar kalimin e lehtë dhe duke i dhënë presidentit një fitore legjislative ndërsa ai shkon në vitin e tij të dytë në detyrë dhe pritet të peshojë nëse do të kandidojë apo jo për president në vitin 2024.
Ligji parashikon 45 miliardë dollarë në ndihmë ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën për ta ndihmuar atë të përballet me pushtimin e Rusisë më 24 shkurt.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi Uashingtonin këtë muaj për të kërkuar rritjen e ndihmës amerikane.
Ai përfshin gjithashtu një ndryshim në një ligj të shekullit të 19-të për të deklaruar shprehimisht se nënpresidenti i SHBA nuk mund të ndërhyjë për të përmbysur ratifikimin zyrtar të rezultateve të zgjedhjeve nga Kongresi.
Donald Trump shfrytëzoi paqartësitë në tekstin e mëparshëm për të pretenduar se ish-zëvendëspresidenti i tij, Mike Pence mund të kishte ndaluar ngritjen e Joe Biden në pushtet pas zgjedhjes së tij.
Gjë që presidenti republikan i atëhershëm në largim nuk e pranoi.
Today, I signed the bipartisan omnibus bill, ending a year of historic progress.
It'll invest in medical research, safety, veteran health care, disaster recovery, VAWA funding – and gets crucial assistance to Ukraine.
Looking forward to more in 2023. pic.twitter.com/KTI1R9qMij
— President Biden (@POTUS) December 29, 2022