Bjellorusia ka thirrur ambasadorin ukrainas, duke thënë se ka rrëzuar një raketë të mbrojtjes ajrore ukrainase në territorin bjellorus.
Kjo ndodhi të enjten, gjatë një prej sulmeve më të rënda ajrore të Rusisë kundër Ukrainës deri më tani.
Pamjet nga televizioni shtetëror bjellorus duket se tregojnë mbetje raketash në një fushë.
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha se incidenti ishte “rezultat i mbrojtjes ajrore”.
Kirill Kazantsev, një oficer me forcat bjelloruse të mbrojtjes raketore, ka thënë se po shqyrtojnë dy skenarë.
“E para është një lëshim aksidental [nga Ukraina] i raketës së mbrojtjes ajrore për shkak të nivelit të ulët të trajnimit të ekuipazhit ushtarak ose mosfunksionimit të raketës. E dyta është një provokim i qëllimshëm nga forcat ushtarake ukrainase.”
Është hera e parë që Bjellorusia rrëzon një raketë të Ukrainës që nga pushtimi rus në shkurt.
Ambasadori ukrainas u thirr në ministrinë e jashtme në Minsk.
“Pala bjelloruse e sheh këtë incident si jashtëzakonisht të rëndë”, tha zëdhënësi Anatoly Glaz për agjencinë e lajmeve Reuters.