13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna 100-vjecare e Pele përjeton humbjen më të madhe

Kryesoret

Pele, mbreti brazilian i futbollit që ka fituar tri kupa të botës ka vdekur të enjten në moshën 82-vjeçare pas një periudhe të gjatë që po luftonte me një sëmundje të rëndë.

Por, suksesi i tij nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e një njeriu të rëndësishëm në jetën e tij.

Nëna e Peles, Celeste ishte vendimtare gjatë gjithë karrierës së lojtarit brazilian.

Celeste është ende gjallë dhe po përjeton humbjen më të madhe në jetë, atë të vdekjes së të birit.

Ajo së fundmi mbushi plot 100 vjeç.

Celeste ishe shpallur “Nëna braziliane e Vitit”

Pele po stërvitej me Kombëtaren e Brazilit në Teresopolis përpara Kupës së Botës më 1966, kur vuri re se nëna e tij kishte mbërritur në stadium pa paralajmërim dhe sapo e kuptoi vrapoi për ta përqafuar.

O’Globo e kishte shpallur së fundmi “Nëna braziliane e vitit”. Ajo ishte gruaja e Joao Ramos do Nascimento, i njohur si Dondinho.

Celeste lindi në Tres Coracoes, Minas Gerais në Brazil por kur Pele ishte fëmijë ata u transferuan në Bauru, ku gjeti sukses në një moshë shumë të re, duke u inkurajuar nga nëna e tij për të ndjekur ëndrrat e tij në futboll.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit