I riu serb, Nikolla Nedjellkoviç i cili bëri thirrje kundër shqiptare pas kryerjes së dënimit nga autoritetet e Kosovës me 6 muaj burg për nxitje të urrejtjes ndëretnike është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Nedjellkoviç e kreu dënimin këtë të hëne dhe u nis për Serbi për t’u pritur me nderime nga Vuçiç.
Ai u prit me fjalë lavduese nga Vuçiç i cili i ofroi edhe punë në ministri.
“Kemi dy oferta për ju për të punuar, a dëshironi të bëni punë humanitare në zyrën për Kosovë apo dëshironi të punoni në Ministrinë e Teknologjisë Informative, zgjidhni vetë. Besojmë se dikush me kokë të pastër dhe qëndrim patriotik si ju mund të ndihmojë shumë. Mësuam shumë edhe për prindërit dhe motrat tuaja, pamë se nga çfarë familje vini dhe do të jeni një përforcim për vendin”, tha Vuçiç.
Presidenti i Serbisë gjithashtu iu drejtua të riut duke u thëne se “unë e di që ti s’je fajtor për asgjë”.
Më 26 qershor në festën serbe të Vidovdanit në Gazimestan, Nedjellkoviç kishte bërtitur mesazhe si “vrite, vrite shqiptarin” veshur me një blutë të hartës së Kosovës të ngjyruar me flamurin e Serbisë.
Gjatë gjithë kohës ai bërtiste me me të lartë “Kosova është Serbi, e gjithë Rusia, Kosova është e Serbisë si dhe vrite vrite shqiptarin”./ Express