-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Harris: Pesë ditë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën, unë njoftova Zelenskyn

Kryesoret

Nënpresidentja Kamala Harris u tha amerikanëve se në nëntor kanë një shans për një “rrugë të re përpara”.

Në ditën e katërt dhe të fundit të Kuvendit Kombëtar Demokrat zonja Harris pranoi zyrtarisht emërimin e partisë si kandidate për presidente.

Nënpresidentja Kamala Harris tha në fjalimin e saj në Konventën Kombëtare se nëse bëhet presidente do të qëndrojë krah aleatëve të NATO-s dhe me Ukrainën.

Trumpi, nga ana tjetër, kërcënoi se do ta braktisë NATO-n. Ai inkurajoi Putinin të sulmonte aleatët tanë. Tha se Rusia, dhe po e citoj: mund të bëjë çfarë të dojë. Pesë ditë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën, unë u takova me Presidentin Zelensky për ta paralajmëruar për planin rus për të sulmuar.

Ndihmova në mobilizimin e një reagimi global të mbi 50 vende për t’u mbrojtur kundër agresionit të Putinit. Dhe si presidente, do të qëndroj e fortë me Ukrainën dhe aleatët tanë të NATO-s“, tha kandidatja demokrate për presidente.

Lidhur me luftën në Gazë, zonja Harris tha se ajo dhe Presidenti Biden po punojnë për arritjen e një marrëveshjeje për pengjet dhe armëpushim në këtë rajon, gjë për të cilën siç shtoi ajo, koha është tani.

Më lejoni të jem e qartë, unë gjithmonë do të mbroj të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Unë nuk do të miqësohem me tiranët dhe diktatorët si Kim Jong Un-i që po bëjnë tifozllik për Trumpin, që të fitojë.

Ata e dinë që ai është i lehtë për t’u manipuluar me lajka dhe favore. Ata e dinë se Trumpi nuk do t’i mbajë përgjegjës autokratët, sepse ai dëshiron të jetë vetë një autokrat” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit