-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Al Nassr kërkon më të mirët e Evropës, kësaj here objektiv Modric

Kryesoret

Pas konfirmimit të trsnsferimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldos te ekipi arab, Al Nassr duket se ata dëshirojnë të vazhdojë të forcojë skuadrën me emra të mëdhenj të futbollit europian.

Objektivi i fundit duket se ka qenë kroati, Luka Modric.

Sipas gazetës spanjolle të sportit, Marca sauditët ishin në Evropë dhe diskutuan mundësinë e nënshkrimit të Sergio Ramos, një qendërmbrojtës aktualisht tek Paris Saint-Germain si dhe Modric, një mesfushor i Real Madridit.

Kroat ka refuzuar mundësinë, duke dashur të qëndrojë në Madrid.

Modric i përfundon kontrata në fund të sezonit, por dëshira e tij është të rinovojë kontratën me Real Madridin për të paktën një sezon.

Marca gjithashtu thekson se klubet e MLS-së tashmë janë përpjekur ta marrin mesfushorin 37-vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por përgjigjia e Modric ka qenë jo.‌

Modric ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon, pesë gola dhe dy asistime për Real Madridin, klubin që ai ka përfaqësuar që nga sezoni 2012/2013.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit