-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Deri në 2050 nuk ndryshon gjë për shqiptarët

Kryesoret

Unë i qendroj idesë se deri aty nga viti 2050 fatet e shqiptarëve janë luajtur tashmë. Nuk do ketë ndonjë ndryshim, veç po ndodhi ndonjë kataklizëm!

Gjithsesi urime miq të kësaj faqeje! Gëzuar vitin 23 të këtij shekulli! Shekujt nuk përfundojnë në 100 vite, por në kulmin e tyre.

Mundet që shekulli i 18-të përfundoi në 1789 kur atë natë ra Bastia në Francë. Mundet që shekulli i 20-të përfundoi në 1917, atë natë kur Lenini i gjuante me top pallatit të Carit!

Mundet që pesë shekuj shqiptarësh përfunduan atë natë kur dha shpirt Skënderbeu!

Kështu e ka historia: Një ngjarje disaorëshe mund të përcaktojë dekada! Pasi ndodh ajo, mund të flini gjumë për dekada dhe shekuj!

Ka pa fund historianë që nuk e dinë këtë. Na numurojnë vitet njeri pas tjetrit! Nuk është ajo koha historike! Ja fusin kot!

Nuk bëhet historia nga dita në ditë, por vjen si dallgë oqeani, vjen dhe ikën! Po iku, durim për tjetrën!

Historia më shumë bën pas, prapa, sesa përpara, edhe kur bën një hap përpara bën shumë hapa pas pastaj!

Ne jemi aty nga viti 1956, në fakt!

Gjithsesi Ju uroj shëndet, lumturi dhe suksese! Jeta është e bukur edhe kur nuk ndodh gjë! Edhe kur ndodh! Edhe kur zbythet!

Edhe republikat e mëdha janë zbythur në Perandori!

Edhe po nuk ndodhi gjë, përsëri stinët ndryshohen! Sheh diellin që ngrihet dhe bie! E sheh nëse të lejon gërmadha përballë sigurisht!

Ju falenderoj që jeni këtu! Unë do të jem edhe në 23-shin, ju si të doni! Po jeni zhgënjyer asnjë minutë mos humbni, në të kundërt qendroni!

Ju faleminderit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit