Ushtria ukrainase njoftoi se Rusia nisi sulme gjatë natës me 45 dronë.
Njoftimi erdhi në ditën e Vitit të Ri.
Të gjithë dronët Shahed-136 të prodhimit iranian ose siç quhen “dronët kamikaze”, u shkatërruan nga sistemi ukrainas i mbrojtjes ajrore.
Rusia i përdor këta dronë me emrin Geran për të mbuluar përfshirjen iraniane.
Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar prej kohësh ushtarakisht.
Shahed – 136 u shfaq për herë të parë në luftë në shtator.
Edhe pse përshkruhen si drone kamikaze, këto janë “raketa lundrimi” të vogla me kapacitet shkatërrues relativisht të kufizuar duke pasur parasysh ngarkesën e tyre (50 kg).
Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebitov postoi një foto në Facebook, ku tregohen mbetjet e një droni me fjalët “Gëzuar Vitin e Ri” në rusisht.
Gazetarët e AFP-së dëgjuan shpërthime që tingëllonin mbi Kiev më pak se një orë pas mbërritjes së vitit 2023 dhe pas bombardimeve të djeshme ruse në Kiev që lanë një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Rusia gjithashtu gjuajti 20 raketa në objektivat në Ukrainë në natën e Vitit të Ri, sipas ushtrisë ukrainase, por shumica u kapën. Nga ana e tyre, autoritetet separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore raportuan vdekjen e një civili në bombardimet e sotme ukrainase në Yasinuvata në rajonin e Donetskut.









