-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bellingham kërkon largimin nga Dortmund, Real Madrid dhe Liverpool të interesuar për anglezin

Kryesoret

Mes fushori anglez, Jude Bellingham është duke i kaluar muajt e fundit të eksperiencës me ekipin gjermane, Borussia Dortmund.

Futbollisti anglez pritet të takohet shumë shpejt me drejtuesit e klubit të cilëve do t’ua lajmërojë vendimin për t’u larguar nga Bundesliga.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”.

Aktualisht, mesfushorin e kërkojnë ekipet me emër si Real Madridi dhe Liverpooli.

Verdhezinjtë do ta linin lojtarin të largohet nga Dortmundi për një ofertë prej 100 milionë eurosh.

Mbetet të shihet nëse spanjollët apo anglezët do të jenë në gjendje ta paguajnë këtë shumë.

Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp e vlerëson lartë përfaqësuesin anglez të cilin e do në “Anfield” për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, edhe madrilenët e admirojnë futbollistin, i cili po shkëlqen me klubin gjerman.

Bellingham ishte pjesë e Kombëtares angleze në Botërorin e Katarit ku pati një paraqitje të mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit