Dubai vendosi të heqë taksën për produktet e alkoolit e cila ishte deri në 30% për të nxitur turizmin.
Gjithashtu nuk do të tarifohet për licencat individuale të pijes të cilat banorët duhet të paguanin për të pirë në shtëpi.
Kohët e fundit Dubai ka filluar të lehtësojë disa kufizime që kishin të bënin me fenë islame.
Ai lejon ndër të tjera shitjen e alkoolit gjatë ditës gjatë Ramazanit.
Heqja e taksës është një masë për ta bërë Dubain edhe më shumë tërheqës për të huajt në mes të konkurrencës nga qytetet fqinje.
Dubai ka 9 herë më shumë të huaj se vendasit dhe tërheq turistë që janë të gatshëm të shpenzojnë shumë.
Banorët të cilët nuk janë besimtarë mysliman duhet të jenë të paktën 21 vjeç për të pirë alkool, për ta transportuar dhe ruajtur atë në banesën e tyre.
Për momentin nuk është e qartë nëse masa do të jetë e përhershme apo jo.
Financial Times raportoi se është një provë njëvjeçare për të cilën janë informuar palët e interesuara.