-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enver Robelli: Pse Putini po përpiqet ta arrestojë gazetarin bullgar?

Kryesoret

Rusia e sheh Hristo Grocevin si armik. Ai u lind në Pllovdiv të Bullgarisë më 1969, kur vendi i tij i përkiste perandorisë së kuqe të dominuar nga Bashkimi Sovjetik. Grocev ka studiuar në Universitetin Amerikan në Bullgari me seli në Bllagojevgrad. Në një universitet privat në Vjenë kreu një master në drejtësi dhe ekonomi.

Pse e urren Rusia bullgarin Hristo Grocev? Për shkak se ai si hulumtues kryesor i platformës Bellingcat e ka ballafaquar regjimin në Moskë me të vërteta brutale. Urrejtja ruse ka arritur deri aty, saqë këto ditë Ministria e Brendshme Ruse ka lëshuar fletarrest kundër tij. Së fundi Grocev dhe ekipi i tij lokalizuan një njësi ushtarake ruse e cila ka programuar raketat ruse që shkrepen në drejtim të Ukrainës. Bellingcat botoi emrat e programuese rusë dhe kësisoj ofroi një bazë të mirë të dhënash për ndjekjen e tyre penale si kriminelë lufte.

Hristo Grocev, 53-vjeçar, në kuadër të hulumtimeve të tij ka përmendur me emër personat përgjegjës për goditjen e avionit MH17 të Malajzisë në Ukrainën lindore më 2014. Bellingcat ka zbuluar agjentët rusë që u përpoqën të helmojnë ish-agjentin rus Sergej Skripal dhe vajzën e tij. Po ashtu Bellingcat ka dokumentuar zinxhirin komandues që ka punuar në helmimin e opozitarit rus Aleksej Navalni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit