-sidi education-spot_img
25.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-‘S’ka negociata’/ Rama: Qeveria burimi më i pasur për treguar zemërimin!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka zhviluar mbledhjen e zgjeruar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në Pallatin e Brigadave, ku në fokus të diskutimeve ka qenë çështja e Zvërnecit dhe integrimi i vendit në BE.

“Ekonomia e vëmendjes është bërë politike dhe heshtja nuk shpërblehet. Qeveria shërben si burimi më i pasur për të treguar zemërimin. Qveria është për qytetarin jo për algoritmin. Demokracia ka thënë se çdo qytetar ka të drejtën të flasë por nuk e zëvendëson përvojën e përgjegjësisë. Me ne nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkuar në tregun e karrierave të humbura”, u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit prej 20 ditësh Shqipëria është kthyer në një ciklon digjital.

Fjala e Ramës

Ne mund të bëjmë vetëm atë që bëhet për të kuptuar politikën sot. Ka shumë nga kjo e sotmja, që filozovë e historian e kanë përshkruar kohë më parë se të vinim ne, Facebook e Tik Tok. Ata mund të na ndihmojnë të kuptojmë atë që po ndodh. Njëri prej atyre që nuk jetoi në epokën e internetit, na ndihmon ta kuptojmë shumë më shpejtë mekanizmin që ushqen me kaq sukses historinë e algoritmeve. Kur kritika bëhet identitet dhe kur njeriu nuk lufton më që problemi të zgjidhet, por që të mos mbarojë kurrë. Sepse kur problemi zgjidhjet, duhet të gjendet një problem tjetër. Natyrisht politika s’është kuzhinë, por mekanizmat njerëzore nuk ndryshojnë aq shumë dhe as ata politikë jo e jo. Objekti ndryshon, mekanizmi mbetet. Sot është një projekt, nesër një ligj, pastaj një aleacë, pastaj një roje apo polic i dehur. Nuk ka rëndësi objekti, rëndësi ka që motori të mos pushojë. Sepse kur pushon, nuk ka më lëndë djegëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit