Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka zhviluar mbledhjen e zgjeruar me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në Pallatin e Brigadave, ku në fokus të diskutimeve ka qenë çështja e Zvërnecit dhe integrimi i vendit në BE.
“Bota nuk u zgjua nga Narta por nga armiqtë e Donald Trumpit. Zvërneci pjesë e një lufte që nuk lindi në Shqipëri. Politika nuk është guzhinë por një mekanizëm që ndryshon. Është tipike dhe konkrete, nuk duan të dëgjojnë nuk duan as negociat. Ky është fenomen jo politik por universal”- tha Rama.
Kryeministri gjatë fjalës së tij sërish hodhi akuza edhe mbi opozitën lidhur me përfshirjen e saj në protestën antiqeveritare.
“Nxitja për të përmbysur gjithçka është më e mirë se administrimi. Në opozitë dukesh i pastër dhe i përvuajtur nga të tjerët. Në qeveri ecën me buxhete, në opozitë e ndryshon botën edhe me një fjalim. Në opozitë mund të premtosh gjithçka dhe nuk mban as përgjegjësi, në qeveri duhet të bësh çmos të krijosh kushtet”, tha ndër të tjera Rama.









