Policia e Pogradecit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ka përplasur një makinë tjetër, duke plagosur drejtuesin e mjetit si dhe vajzën e tij të mitur. Pas testit të alkoolit rezultoi se 38-vjeçari po ngiste makinën në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 38 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”.
Ky shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Podgorie, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. M., dhe pasagjere vajzën e tij 13-vjeçare, e cila pësoi dëmtime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit u largua në banesë. 38-vjeçari A. L., pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.