Një plagosje me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në Sukth të Durrësit, ku një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur nga një person tjetër, pas një sherri për motive të dobëta mes tyre.
Sikurse njofton policia, Gëzim Hoda ka plagosur me armë gjahu (çifte), Lulzim Përnezhën, 28 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autori është arrestuar.