Një 35-vjeçar shqiptar është paraqitur në gjykatë para autoriteteve britanike pasi u gjetën në automjetin e tij katër kilogramë kanabis dhe 18,000 paund cash.
Florjant Buzali po ngiste një Volkswagen T-Cross kur u ndalua nga policia pranë kryqëzimit 40 të M6 më 25 nëntor në Penrith.
Gjatë kontrollit në automjet, oficerët gjetën katër thasë të mbyllur me vakum 1 kg që përmbanin kanabis nën një ndarje të rrotave rezervë.
Paratë cash që vlerësohet të jenë rreth 18,000 paund dhe u sekuestruan nga policia.
Raportohet se kanabisi vlen disa mijëra paund nëse shitet në rrugë.
Buzali u paraqit sot në Gjykatën e Kurorës së Carlisle nga distanca përmes një lidhjeje video dhe u ndihmua gjatë një seance të shkurtër nga një përkthyes shqiptar.
Ai përballet me dy akuza, posedim kanabisi dhe posedimin e pasurisë kriminale.
Buzali do të kthehet në gjykatë më 31 janar, kur parashikohet që më pas të bëhen deklarata për akuzat me të cilat përballet.
Ndërkohë atij i është caktuar masa e paraburgimit.