“5pyetjet.al” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes dhe zbardh kronologjinë e sherrit paraditen e sotme në Durrës që përfundoi me një të plagosur. Shkak është bërë debati për parkimin e një makine. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”.
I plagosuri është Lulzëzim Përnezha dhe autori Gëzim Hoda, që u arrestua rreth një orë pas krimit. Hoda është me origjinë nga Kukësi ndërsa i plagosuri nga Dibra. Të dy janë banorë të fshatit Perlat në njësinë administrative të Sukthit.
Pas konfliktit për makinën, Gëzim Hoda ka shkuar në shtëpi ka marrë armën e gjahut, çifte me të cilën ka qëlluar disa herë duke e plagosur Pernezhën. Njollat e gjakut janë ende të dukshme në vendin e ngjarjes. I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.