-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët ua kanë besuar grave politikën, por jo biznesin, ndër të fundit në Europë për pronësinë në sipërmarrje!

Kryesoret

Drejtimi i grave në biznes, edhe në sipërmarrje në vendin tonë, mbetet i ulët. Shqipëria renditet e 31-ta në listë, nga 33 vende europiane gjithsej për pozicionimin e grave në poste menaxheriale. Të dhënat janë publikuar së fundmi nga Eurostat për vitin 2021.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, përqindja e grave pronare ose administratore të një ndërmarrjeje në vitin 2021 ishte 24.1%, nga 35% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian. Ndërsa sipërmarrja nuk u beson grave drejtimin në biznes, e kundërta ka ndodhur me politikën.

Gjithnjë e më shumë është rritur numri i ministreve. 70% e qeverisë aktuale përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet të madh politik.

Në botë, vetëm 14 vende kanë të paktën 50% gra që mbajnë poste ministrore në kabinetin kombëtar, bazuar në të dhënat e UN Women dhe The Inter-Parliamentary Union (IPU).

Pavarësisht se përbëjnë gati gjysmën e popullsisë botërore, me gjithë lëvizjet e fundit për fuqizimin e tyre, ende gratë nuk janë të përfaqësuara në nivele më të larta të qeverisjes dhe as në menaxhimin e bizneseve.

Më pak gra pronare në biznes

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, përqindja e grave shqiptare pronare ose administratore të një ndërmarrjeje në vitin 2021 ka pësuar rënie me 1.4%. Nga 25,5% që ishte në vitin 2020.

Kjo tregon se gratë shqiptare gjithnjë e më tepër po tërhiqen nga drejtimi i bizneseve. Përqindja e grave pronareve ishte më e lartë në ndërmarrjet e vogla (me 1-4 të punësuar) me 24.2% gra. Kjo, sa i përket madhësisë së sipërmarrjeve.

Treguesit paraqiten më pozitive në Europë, tregojnë shifrat e Eurostat, pasi gratë menaxhojnë një në tre biznese.

Vendet nordike mbeten “ajka” e shoqërive me më shumë drejtuese gra për vitin 2021. Përqindjen më të lartë e regjistron Letonia (46%), pastaj Polonia dhe Suedia përkatësisht (43%) dhe Estonia (41%).

Nga krahu tjetër, përqindjet më të ulëta të grave menaxhere regjistrohen në Qipro (21%) dhe Luksemburg (22%).

Raporti thekson gjithashtu se në asnjë prej këtyre shteteve, pesha e grave në këtë pozicion nuk ishte mbi 50%. Megjithëse gratë në shumë shtete të botës janë më mirë të arsimuara, me më shumë përvojë dhe më produktive, ende figurojnë më pak të paguara se homologët e tyre meshkuj.

Mesatarisht, gratë fituan 13% më pak se burrat në të gjitha shtetet anëtare të BE, referuar Eurostat.

Ky hendek gjinor në BE varion. Diferencat më të mëdha në të ardhura ishin në Letoni (22,3%); Estoni (21,1%); Austri (18,9%); Gjermani (18,3%). Nga ana tjetër, diferencat më të vogla ishin në Luksemburg (0,7%), Rumani (2,4%) dhe Slloveni (3,1%)./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit