Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren në natën e tretë të vitit të ri. Në lokalin ‘Kobra City’ ka nisur një sherr i cili dyshohet se ka çuar në vrasjen e një 31-vjeçari me origjinë nga Kukësi.
I dyshuar për krimin e rëndë është pronari i lokalit Dibran Haxhaj i njohur ndryshe si Kobra.
E për gjashtë personat e dyshuar si të involvuar në këtë rast, Prokuroria ka marrë vendim që të dërgohen 48 orë në mbajtje.
“Me urdhët të prokurorit është marrë vendim që të gjashtë të dyshuarit të dërgohen në mbajtje prej 48-orëve”, tha togeri i policisë Shqyri Bytyqi.
Personat e shoqëruar:
Enver Amrllahi, 35-vjeç
Jesmir Badallaj 46-vjeç
Burim Mazreku 28-vjeç
Arben Vezaj 38-vjeç
Kujtim Gashi 39-vjeç
Dibran Hoxhaj apo siç e njohin “Kobra” ka dosje të pasur në Policinë e Kosovës. Lokali i tij “Kobra City” që ndodhet në Prizren, ka pasur raste kur është bastisur nga Policia e Inspektorati Komunal. Pronari dhe lokali janë të njohur në publik për “të keq”, prandaj raportimet e sotme për vrasjen e një të riu dhe plagosjen e një tjetri ku dyshohet se i përfshirë është Dibran Hoxha nuk ishin të befasishme.
Ky personazh ka deklaruar se kryer 189 vepra penale, ndërsa më e rënda i ndodhi sot. Ai dyshohet se gjuajti në drejtim të veturës në të cilën ndodheshin dy myshterinj të tij. Njëri mbeti i vrarë, tjetri i plagosur.