Ngjarja e ndodhur më 16 Dhjetor të 2022 ku mbeti i vrarë me armë zjarri Edmond Papa është zbardhur pas finalizimit të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES”. Policia tha se ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes, 30-vjeçarit Albano Velo si dhe ka shpallur në kërkim bashkëautorin e krimit, 44-vjeçari me inciale A.B.
“E ndoqën si hije”! Ky është killeri që ekzekutoi biznesmenin në Tiranë
Nga hetimi, policia thotë se rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. Në cilësinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celularë.
FOTO/ Mori hakun e shokut “Sanço”! Kush është killeri që i futi 6 plumba biznesmenit në Tiranë?
Por autori i dyshuar Velo e ka mohuar krimin. Ai ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka qenë ai që ka qëlluar Papën. Vrasja ndodhi në 16 Dhjetor, 6 ditë më pas në faqen e tij në Facebook, Velo ka postuar një foto nga Parisi me dy miq të tij. Pas xhiros së fundit në Paris i riu është kthyer në Tiranë ku policia i ka vendosur prangat.