Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Fushë Bulqizë- Shupenzë, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.
Të plagosurit raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Mërgim dhe Edison Lazri janë nisur për trajtim më të specializuar drejt spitalit të Traumës pasi kanë fraktura të shumta.
Në spitalin Rajonal të Peshkopisë po trajtohen Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeçe, kunata e viktimave e cila udhëtonte me mjetin të tipit “Mercedez 240”.
Viktimat janë Kujtim dhe Lulzime Istrefi bashkëshortë dhe Murat Istrefi i vëllai.