Një efektiv policie është arrestuar dhe përjashtuar nga detyra. Ai është Renato Feri.
Pak ditë më parë forcat “Shqiponja” i bënë shenjë që të ndalonte, por i riu me xhama të zinj iku me shpejtësi duke rrezikuar jetën e kolegëve.
Megjithatë pranë TEG-ut u ndalua dhe nga kontrolli iu gjet në makinë kanabis.
Feri ka sharë dhe ofenduar kolegët duke mos u identifikuar dhe në fund ka përfunduar në qeli.
Ai mësohet se është djali i Arian Ferit, zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Shau kolegët dhe iu gjet drogë! Efektivi i arrestuar, djali i drejtorit në policinë e shtetit