Albano Velo dhe Andrew Bode, dy personat e akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa janë miq. Në rrjetet sociale fotot mes tyre janë të shumta që tregojnë se njohja është e thellë dhe e gjatë.
Në anën tjetër, Velo kishte miqësi me Aleksandër Sadikajn, që u vra me bombë në Tiranë në 11 qershor të vitit të kaluar. Nga policia nuk ka asgjë zyrtare mbi pistën, por dyshohet se vrasja e Papës lidhet me hakmarrjen për eliminimin e Sadikajt që njihej edhe me nofkën “Sanço”.
Lëvizja fatale! Kush është “syri i shqiponjës” që zbuloi vrasësin e biznesmenit në Tiranë?
Por si u zbuluan?
Kamerat e sigurisë së një lavazhi pranë vendit të krimit te Komuna e Parisit kanë qenë vendimtare. Këtu duket se ka marrë edhe operacioni emrin “EAGLE EYES” (sytë e shqiponjës). Bode, që rezulton edhe pronar i një biznesi shfaqet me një makinë tip “Audi” pranë lavazhit që Albano Velo e dërgoi për ta larë.
Me makinën në fjalë kontrolloheshin lëvizjet e shënjestrës. Andrew Bode ka mbërritur në vendin e ngjarjes me një “Smart” të marrë me qira ditën e krimit. Pas vrasjes së Papës është larguar me “Audin”.
FOTO/ Krahu i djathtë i djalit të policit, zbulohet vrasësi i dytë i biznesmenit në Tiranë
Kanë udhëtuar së bashku me Velon në autostradën Tiranë – Durrës, janë kthyer e kanë ndaluar në një pikë karburanti dhe Bode ka zbritur në zonën e “Astirit”. Më pas Bode ka marrë një taksi dhe është drejtuar drejt banesës së tij në zonën e “Kodrës së Diellit”. Një ditë pas krimit, ai është rikthyer te lokali pranë Komunës së Parisit ku vrau Papën dhe mori “Smart”-in e parkuar një ditë më parë.
Të dy autorët, Albano Velo dhe Andrew Bode rezultojnë njohje të afërta me Aleksandër Sadikajn të njohur si “Sanço” që u vra në qershor të këtij viti me bombë në Tiranë, por ende nuk dihet çfarë pazaresh u prishën që sollën serinë e vrasjeve. Pista kryesore është droga.
E PLOTË/ Ndjekje dhe arratisje! Kronologjia e vrasjes së biznesmenit nga djali i policit