Kejvina Kthella punon si modele në Shqipëri dhe Itali dhe teksa banorët bisedonin tjetrin për profesionet e tyre dhe projektet që kanë bërë gjatë karrierës, ajo nuk ka ngurruar të tregojë shifrat që fiton nga kjo punë: Minimumi 6000-7000 € në muaj. Marr disa kontrata”, ka treguar Kejvina.
Tea ka folur për projektet që ka fituar pasi u bë e njohur nga pjesëmarrja në “Për’puthen”, tha se “i ka ecur mirë”, pa treguar më shumë konkretisht. Ndërkohë që Kejvina pas spektaklit të së martës ka treguar mospëlqimin e saj për Efin. Modelja kritikon intelektin e Efit, ndërsa nuk nguron të imitojë disa sjellje të saj.
“Nuk ma mbush dot ti mua mendjen e goc, kur ke qenë ti duke ngrënë fara poshtë pallatit, unë kam qenë duke shëtitur botën. Ky është ndryshimi. Se duket diferenca sa hap gojën”, thotë Kejvina për Efin, ndërsa Tea shton se “duket mënyra si je rritur, çfarë edukate ke marrë, çfarë vlerëson dhe çfarë jo”.