-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikohen pamjet e përplasjes së 2 helikopterëve në Australi, pasagjerët paralajmëruan pilotin para aksidentit

Kryesoret

Disa pamje brenda kabinës së helikopterit që u përplas në Australi tregojnë momentin kur turistët u përpoqën të paralajmëronin pilotët disa momente përpara përplasjes vdekjeprurëse.

Katër persona vdiqën – duke përfshirë një çift britanik – kur dy helikopterët u përplasën me njëri-tjetrin pranë Sea World në Australi.

Sipas mediave të huaja pamjet tronditëse të një prej helikopterëve tregojnë momente para rrëzimit.

Në video duket një nga pasagjerët duke u përpjekur të lajmërojë pilotin duke e prekur në shpatull.

Dhe pak sekonda më vonë tehet e rotorit të helikopterit tjetër futen në kabinë me një përplasje të fortë.

Më pas helikopteri godet një helikopter tjetër i cili po ngrihej.

Autoritetet tani po hetojnë për të parë se çfarë shkoi keq dhe për të përcaktuar saktësisht se çfarë po ndodhte në të dy kabinat.

Çifti britanik Ron Hughes, 65 vjeç dhe gruaja e tij Diane, 57 vjeçe, gjetën vdekjen të dy teksa ishin në helikopterin që po ngrihej.

Ash Jenkinson, 40 vjeç, piloti kryesor, gjithashtu. Po kështu ishte edhe mamaja australiane Vanessa Tadros, 36 vjeçe.

Tre të tjerë, duke përfshirë dy fëmijë po luftojnë për jetën pas aksidentit.

Shefi i Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB), Angus Mitchell tha se helikopteri që po ngrihej ishte në ajër për më pak se 20 sekonda para rrëzimit.

Përplasen 2 helikopterë në Australi, raportohen 4 viktima dhe 3 të plagosur

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit