-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasen 2 helikopterë në Australi, raportohen 4 viktima dhe 3 të plagosur

Kryesoret

Katër persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pas një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve që u rrëzuan në Queensland të Australisë.

Ngjarja tragjike ndodhi në orën 14:00 në orën lokale pranë parkut turistik, Sea World në rajonin e Gold Coast.

Sipas policisë së shtetit përplasja ishte pasojë e kontaktit në ajër që ndodhi disa sekonda para përplasjes së dy helikopterëve.

Në të njëjtën kohë është tronditëse video e përplasjes ajrore e cila po bën xhiron e internetit.

 

Njëri helikopter ishte duke u ulur dhe tjetri po ngrihej duke bërë që njëri të godiste tokën dhe tjetri të ulet.

Sipas raportimeve të vdekurit dhe të plagosurit ishin të gjithë në të njëjtin helikopter.

Autoritetet hetimore të Shërbimit të Reagimit Emergjent po hetojnë shkaqet e rrëzimit fatal të avionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit