Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat e kabinetit në një takim në vilën 31 në Bllok.
Në qendër të bisedës janë sfidat për vitin që sapo ka nisur. Secili prej ministrave ka paraqitur objektivat.
Fokusi kryesor i PS-së në gjashtë muajt e parë të këtij viti pritet që të jetë tek zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Pas mbledhjes Rama ka ndarë një foto në facebook ku shkruan: Para nisjes së diskutimit maratonë të fillimvitit me qeverinë ose ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit