-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burrat e Kukësit dhe gratë e Tiranës jetojnë më gjatë!

Kryesoret

Jetëgjatësia në Shqipëri ka ardhur në rritje konstante në dekadat e fundit, përveç vitit pandemik 2020, i cili cenoi ndjeshëm këtë tregues prej normës jo të zakontë të mortalitetit që krijoi në popullatë. Specifikat e jetëgjatësisë ndryshojnë ndjeshëm në qarqe, sipas INSTAT.

Në vitin 2021, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për burra ishte ai i Kukësit, me 77,4 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte ai i Gjirokastrës, me 70,0 vjet. Në të njëjtin vit, qarku me jetëgjatësinë më të lartë të pritur në lindje për gratë ishte Tirana, me 81,6 vjet, ndërsa qarku me treguesin më të ulët ishte Gjirokastra, me 74,2 vjet.

Jetëgjatësia e pritur në lindje në Shqipëri në vitin 2021, për të gjithë popullsinë ishte 76,5 vjet, 74,4 vjet për burrat dhe 78,7 vjet për gratë. Kjo do të thotë që gratë pritet të jetojnë afro 4 vjet më shumëse burrat.

Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatësia u rrit me 42%. Një shqiptar në vitin 2020 jetoi mesatarisht 77.3 vite, me rënie nga viti 2018 me rreth 3,3 muaj si rrjedhojë e rritjes së vdekjeve në moshë të re nga pandemia e koronavirusit.

Statistikat e popullsisë dhe ato mbi jetëgjatësinë janë shumë të rëndësishme për planifikime të tjera. Është me rëndësi të dimë se sa banorë jetojnë aktualisht në vend dhe sa do të ketë në të ardhmen, në mënyrë që të mund të merren vendime më të mira në lidhje me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve.

Është gjithashtu e rëndësishme të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikohen, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetësor. /monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit