Paraditen e sotme një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar fabrikën e sfungjerit që ndodhet në zonën e Katundit të Ri.
Sikur duket nga pamjet, flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur gjithçka që kishte brenda.
Zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi, por ka qenë e pamundur që të parandalohej djegia. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar mes punonjësve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.